Në kërkim për plagosje, arrestohet 63-vjeçari në Dibër (EMRI)
Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës.
Në kuadër të operacionit policor u bë e mundur arrestimi i Atli Hoxhës. 63-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, akuzë për të cilën ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”
NJOFTIMI I POLICISË:
Diber/Finalizohet operacioni policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Drejtorise Vendore dhe kom pol Diber finalizuan operacionin si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 63 vjeç.(atli hoxha)
Gjykata e Dibrës ka leshuar masen Arrest me burg për veprën penale “Plagosje rende me dashje .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.