Ekzekutoi Briken Sanajn te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, arrestohet autori Vladimir Kola në Gjermani

Është arrestuar në Gjermani autori i vrasjes së Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë.

Në pranga ka rënë Vladimir Kola.

 

Njoftimi

Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Vepra penale: Plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armembajtje paleje, eksplozive etj.

Permbledhje faktesh:

Me datën 03/10/2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, shtetasi Vladimir Kola ne bashkepunim me persona te tjere ka qelluar per vdekje shtetasin Briken Sanaj.