Në kërkim për drogë dhe tapë në timon, i riu mashtron policët por e pëson keq në Elbasan
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari.
Në momentin e ndalimit, ai iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër.
Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po lëvizte me automjet, në drejtim të Elbasanit. Në Bradashesh, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e dyshuar, drejtuesi i të cilit ka paraqitur nga celulari i tij, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Tiranë, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit 🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve 🤝
#denonconë112 📞