Në kërkim nga drejtësia italiane pasi përndoqi dhe dhunoi ish të dashurën, kapet 30-vjeçari në Laç me qëllim ekstradimin (EMRI)

LAÇ – Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Laç.

Donald Martinaj, lindur në fshatin Gurëz të Kurbinit, ishte në kërkim nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Riminit kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ pasi në korrik të vitit 2023, ky shtetas kishte përndjekur ish të dashurën, duke i djegur makinën me benzinë dhe së bashku me shtetas të tjerë e kishin dhunuar.

Ai akuzohet për disa vepra penale si: penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.