Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh, arrestohet i forti i Dibrës me qëllim ekstradimi në Itali
Qenam Tafa, i njohur si i forti i Dibrës ka rënë në prangat e Policisë.
60-vjeçari u arrestua në Shqipëri, për llogari të Gjykatës së Romës, që e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike. Tafa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
NJOFTIMI I POLICISE:
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.