Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje arrestohet në Dibër, 40-vjeçari nga Bosnje-Hercegovina

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Dibër.

Sipas policisë i arrestuari banues në Bosnje- Hercegovinë ishte në kërkim nga nga autoritet gjermane, për vjedhje me anë të mashtrimit dhe në mënyrë të përsëritur.

Ndërsa pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:   

B.S., 40 vjeç, banues në Bosnje-Hercegovinë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn/Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.  

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.