Në karrige me rrota, barela dhe bombola oksigjeni, sakrificat që bëjnë qytetarët për të votuar

Pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe.

Mediat turke raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra.

Mes atyre që kanë votuar sot është edhe 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e moshuar në Detin e Zi, e cila refuzoi të votonte përmes aplikacionit në celular dhe u paraqit për ta hedhur vetë votën e saj në kuti.

Ndërkohë, një 84-vjeçar në Bursa u dërgua në qendrën e tij të votimit me ambulancë.