VIDEO/ “Shihni çfarë ndodh në Don Bosko!” Shkodra feston verën me lojëra dhe miqësi
Në hyrje janë qindra biçikleta të fëmijëve të Shkodrës, të cilet frekuentojnë Qëndren “Don Bosko”.
Ndërsa gjatë 4 javëve pas mbylljes së vitit shkollore kanë qenë pjesë e “Lojrave Verore” të për njëzet e gjashtë vite me radhë organizohen nga kjo qëndër. Rreth 850 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe 250 animator janë pjesë e “Lojrave verore 2025”.
Fëmijet nën drejtimin e animatorëve të grupeve po përgatitën për naten finale të lojrave. Të ndarë në 6 grupe të ndryshme ata po përgadisin përformancat e tyre. Tonilda Çela është animatore vullnetare që 20 vite, ajo shprehet se kënaqësia dhe vështirësia gjatë punës me femijë ecin paralel.
Ronaldo Arra edhe pse shpesh e ka mendur që të mos angazhohet për lojrat verore, sërish janë fëmijet ata të cilet e bëjnë të rikthehet dhe të vazhdoj angazhimin e tij.
Qendra ” Don Bosko” në Shkodër gjatë gjithë vitit është e hapur me aktivitete të ndryshme shprehet Don Arben Gilaj, ose siç njihet ndryshe Don Beni, por që kulmon me lojrat verore. Ku përzgjidhet një temë, një film vizatimor apo një histori dhe kryesorja është që fëmijet të bëhen pjesë përmes garës e përcjelljes së mesazheve. Ndërsa e gjithë puna bëhet me një grup prej rreth 250 animatorësh dhe e gjitha është vullnetare.
Formësimi dhe angazhimi i fëmijëve, largimi sa ma shumë nga teknologjia, socializimi i tyre përmes aktiviteteve të ndryshme. Këtë vit filmi i famshëm vizatimor ” SpongeBob” ka qënë tema, ku fëmijet janë ndarë në gjashtë grupe sipas personazheve të filmit.
View this post on Instagram