Në hetim për shpërdorim detyre, GJKKO jep verdiktin për kryebashkiakun Pjerin Ndreu

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Aksi rrugorë është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.

Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi publikisht që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.