Biznesmeni Gentian Sula ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila iu caktua në kuadër të hetimeve për korrupsion, që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kërkesa për rishqyrtimin e masës është dërguar nga avokati i Sulës, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë. Sula është një nga biznesmenët e dyshuar si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe ndodhet nën hetim nga drejtësia për përfshirje në afera korruptive.
Çështja mbetet në shqyrtim nga organet e drejtësisë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ