Në gjyq prej orës 10:00! GJKKO merr vendimin për Erion Veliaj

Shtyhet për nesër seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Prokuroria e SPAK ka gjetur prova të reja, me të cilat avokatët kanë kërkuar kohē.

Seanca e nesërme do mbahet në orēn 12:30.

Prej më shumë se një muaji, Veliaj qëndron në paraburgimin e Durrësit, nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Gjykata nuk ka pranuar avokatin amerikan, i cili kishte deklaruar më herët se kishte ardhur me statusin e vëzhguesit. Veliaj vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza të forta.

Kryebashkiaku akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë “detyrim paraqitje”, edhe për mosdeklarim pasurie.