Në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në karrige me rrota, Papa Françesku udhëheq meshën e Pashkëve
Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku të pranishëm ishin dhjetëra mijëra katolikë.
87 vjeç, Ati i Shenjtë arriti në meshë me një karrige me rrota, teksa mesha u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.
“T’i ngulim sytë tanë te Jezusi. Nëse e lëmë Jezusin të na marrë përdore, asnjë përvojë dështimi dhe dhimbjeje, sado që të na lëndojë, nuk do të mund ta ketë fjalën e fundit për kuptimin dhe fatin e jetës sonë”., ka theksuar ai.
Po ashtu, gjatë fjalës së tij Papa bëri thirrje për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe mes Izraelit e Hamasit.
Për këtë të fundit ai nënvizoi se është urgjente një armëpushim në Gaza, si dhe lejimi i ndihmave humanitare ne territorin palestinez.
Në fjalimin që do të mbajë në mesditë, Papa do të vërë sërish theksin tek konfliktet ushtarake dhe jo vetëm, ndërmjet shteteve, duke bërë thirrje për zgjidhje dhe paqe.