Në gjendje të keqe shëndetësore, ish-ministri Beqaj shtyn seancën e Sterilizimit

Mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj u bë shkak për shtyrjen e seancës së radhës të “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme.

Përmes një shkrese, Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por gjithashtu kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, as ai i të pandehurit Ilir Rrapaj. Seanca e radhës më 17 prill.