Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, Valmir Elezi, ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka njoftuar për fillimin e procesit të votimit në të gjitha qendrat e votimit.
Elezi bëri të ditur se, përveç votimit të rregullt, janë caktuar edhe 38 qendra të votimit me kusht, nga një në secilën komunë.
“Sot kanë të drejtë vote 1 970 944 qytetarë. Në garë janë 28 subjekte politike: 20 parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve për deputetë është 1279,” tha Elezi.
Ai ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar dhe garantoi që KQZ është e përgatitur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ