Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar sot në Mitrovicë, qytetin e tij, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.
Ai theksoi se në fund vendos sovrani, duke pranuar çdo rezultat që qytetarët e Kosovës do të votojnë. “Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin,” tha Hamza.
Në garë për postin e kryeministrit janë gjithashtu Albin Kurti, kryeministri aktual, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të gjithë ata kanë apeluar për një pjesëmarrje sa më të lartë të qytetarëve në votime.
View this post on Instagram