Në fokus telefonat e Trump e Harris, FBI zbulon se hakera të ndikuar nga Kina spiunuan kandidatët amerikanë për president

Qeveria amerikane zbuloi një fushatë “të gjerë dhe domethënëse” të spiunazhit kibernetik që synonte infrastrukturën komerciale të telekomunikacionit në vend, të kryer nga hakerë të lidhur me Kinën.

Në një deklaratë, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, të cilat udhëhoqën hetimin, pretenduan se aktorët e lidhur me Kinën kishin “kompromentuar rrjetet në kompani të shumta telekomunikacioni”.

Shkeljet mundësonin vjedhjen e të dhënave të regjistrimit të thirrjeve të klientëve, komprometuan komunikimet private të një numri të kufizuar individësh të përfshirë në veprimtari qeveritare ose politike dhe disa informacione që i nënshtroheshin kërkesave të zbatimit të ligjit të SHBA-së ishin kopjuar.

“Ne presim që të kuptuarit tonë për këto kompromise të rritet ndërsa hetimi vazhdon”, thuhet në deklaratë.

Viktima të tjera të mundshme janë alarmuar dhe të dy agjencitë deklaruan se po punojnë për të forcuar mbrojtjen kibernetike në të gjithë sektorin e komunikimeve komerciale.

Kompanitë e prekura nuk u përmendën në deklaratë, megjithatë mediat raportuan një muaj më parë një grup i lidhur me Kinën i quajtur Salt Typhoon kishte sulmuar rrjetet e operuara nga AT&T, Verizon dhe Lumen.

Thuhet se sulmet kishin në shënjestër telefonat e kandidatëve presidencialë Donald Trump dhe Kamala Harris në prag të zgjedhjeve parlamentare.