“Në fokus dhe ata që janë në sistem”, kreu i SPAK Dumani: Me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar!
Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi në tryezën e thirrur nga shoqëria civile në luftën kundër korrupsionit se institucioni që drejton ka ushtruar ndjekje penale ndaj shumë gjyqtarëve në të gjitha nivelet e gjykatave.
Shqetësim mbetet ata gjyqtarë që janë në sistem dhe që kanë kaluar vettingun, por për të cilët ka indicie që kryejnë akte korruptive.
“Është një rast i bashkëpunimit të SPAK me shoqërinë civile. Edhe më herët unë kam ftuar shoqërinë civile të bashkëpunojë me SPAK, të kërkojë informacion nga spak, pasi këto analiza tematike kanë interes edhe për ne. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë në të ardhmen për tematika të caktuara. Unë nuk do analizoj procesin e vetingut, pasi në fund të dhjetorit kreuni spak merr edhe kompetencat e komisionerit publik. SPAK ka aplikuar ligjin antimafia dhe ka sekuestruar edhe pasuri të të shkarkuarve nga vetingu. Patjetër që ka vend për përmirësim, por jemi përpjekur që edhe gjetjet e procesit administrativ t’i përdorim si indicie në hetimin penal. Kompetencat e spak në drejtim të subjekteve të vetingut janë të kufizuara, pasi ne kemi një nr të vogël subjektesh, gjykatë e lartë, kushtetuesr, prokurori e përgjithshme.
Ne nuk kemi qenë të verbër apo shurdhër për funksionarë të drejtësisë, duke na shërbyer vetëm të dhënat e nxjerra nga procesi i vetingut. Nëse nga të dhënat e procesit të vetingut, nëse ka dyshime për korrupsion ne kemi regjistruar procedim penal. SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarëvtë kushtetuesed, të gjykatës se lartë, të KPA, prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, apo oficerë të policisë gjyqësore. Shqetësimi më i madh për dpak nuk janë subjektet e shkakruara, por ata që kanë kaluar këtë proces dhe vijojnë të ushtrojnë funksionin.Problem është që janë në sistem dhe kanë premisa për të kryer veprime korruptive. Secili institucion të përmbushë detyrimet e veta. I bëj thirrje qytetarëve të debobcojnë ccdo akt korruptiv të gjyqtarëve apo prokurorëve. Institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit duhet të jenë aktive dhe të furnizojnë spak me informacion” tha Dumani.