Në fokus 14 maji/ Kim e Hohnann takim me Celibashin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka pritur sot në zyrë ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe atë të Bashkimit Evropian Christiane Hohnann.

Mësohet se arsyeja e këtij takimi është situata parazgjedhore në vend.

Ky takim vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Më  herët Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është  shprehur se personat e shpallur “non grata” nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas saj, peronat e sanksionuar për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të luftojnë korrupsionin.