Në Ditën e Presidentit, Osmani kujton Rugovën: Sot ecim hapave të tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar dr.Ibrahim Rugovën me rastin e 24 majit, Ditës së Presidentit.

Osmani tha se sot ecim hapave të tij.

“Në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, tha Osmani.

Me këtë rast ajo ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidentit. Ndryshe, e para e shtetit publikoi një video brenda rezidencës së familjes Rugova.