Në ceremoninë e rihapjes së “Notre Dame”, Rama: Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Paris në ceremoninë e hapjes së katedrales “Notre Dame”, një prej simboleve të kryeqytetit francez. 

Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur mes qindra të ftuarve dhe personaliteteve botëror, shoqëruar në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. 

Teksa ka ndarë momente nga ceremonia në një postim në Fcebook, Rama shkruan se Paris edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e saj pas zjarrit të pesë viteve më parë. 

“Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama në “Facebook”.