Në burg për blerje votash, Fredi Beleri paraqet dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë! Ja çfarë kërkon

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.

Ai ka kërkuar vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, raporton gazetarja.

Gjithashtu në rekursin e dytë ka kërkuar të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Çështjet janë regjistruar dhe pritet shqyrtimi i tyre nga Gjykata e Lartë.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj blerje votas dhe pavarësisht kërkesave në gjykata për masë më të lehtë sigurie, mbetet në qeli.