Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit i janë drejtuar Apelit të Posaçëm lidhur me informacionin dy mujor të SPAK për hetimet.
Në të njëjtën seancë avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan zëvendësim masave të sigurisë.
Togat e zeza janë tërhequr për vendim që do të jepet në orën 12:00.
Prej 30 shtatorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
Lajm ne përditësim….
Regjistrohu në buletinin tonë informativ