Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetaj

Spak  ka zgjatur hetimet me tre muaj për çështjen e ish-zëvendës-kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Hetimi për ish-funksionarin e lartë do të zgjas deri në marsin e vitit 2025. Ahmetaj akuzohet për 3 vepra penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë.

Muaji mars është afati i fundit i Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen në GJKKO, ku më pas do jetë gjykata ajo që do vendosë për kalimin ose jo të fashikujve për hetim.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.