“Në ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burg…”, intervista me Metën nga qelia: Kam pasur ofertat për t’u arratisur! Qëllimi i prangosjes sime…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia për Gazetën Panorama, duke dhënë argumentet pse është kundër arrestimit të tij.
Ai po ashtu shprehet se ka pasur oferta për t’u arratisur, por nuk është në karakterin e tij për të bërë këto veprime, ndërsa thekson se arrestimi i tij ishte një akt ekstrem.
“Dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin”, tha ndër të tjera Ilir Meta.
Meta nuk e quan burgosje, por izolim me qëllim për të dobësuar aktivitetin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë opozitare.
Ish-Presidentit shprehet se burgun e njeh që nga koha kur vizitonte Fatos Nanon, herë me leje dhe herë pa leje.