Të ardhurat nga emigrantet vijojnë të kenë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat dytësore u vlerësuan në 331 milionë Euro përgjatë periudhës Korrik-Shtator të këtij viti.
Më konkretisht prurjet valutore të emigrantëve shënuan rreth 262 milionë Euro përgjatë 3-mujorit të tretë të 2024 ose rritje vjetore me 13%.
Sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës së këtyre dërgesave është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e tyre përmes kanaleve formale, pra sistemit bankar, por edhe prurjeve në cash.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ