“Në 54 vite, 100 mijë euro kursime” – Me kapelën me nr. 1, Berisha pas daljes nga SPAK: Hetimet provuan se s’kam përfituar asnjë favor!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai u shfaq me një kapele të zezë me numrin 1 në qendër dhe, pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Berisha theksoi se është paraqitur rregullisht në SPAK çdo dy javë, duke e cilësuar këtë si një akt që dëshmon përballjen e tij me atë që ai e quan “përdorim politik të drejtësisë” nga kryeministri Edi Rama.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetarë erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politik.
Hetimi 4 vjeçar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familja e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë në 54 gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katror, një apartament më të madh se ai që kishte në diktaturë.