Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet
16 mijë maturantë mbyllën fazën e regjistrimeve në Universitet nga raundi I parë ndërsa në 15 shtator nis raundi I dytë I aplikimeve online për pjesën tjetër. Edhe këtë vit, nga raundi i parë disa prej degëve prioritare rezultojnë më pak të kërkuara. Në degën e fizikës janë ezauruar vetëm 14% e kuotave. Kimia dhe Italishtja nuk do të hapen këtë vit në Universitetin e Vlorës ndërsa vetëm 8.5% e maturantëve janë regjistruar në degën e mësuesisë. Interes të ulët ka patur dhe për programet histori, psikologji dhe gjuhët e huaja dhe disa degë të Bujqësorit.
Kreu i Rrjetit Akademik shqiptar thotë se në kushtet ku tregu I ka dhënë sinjalet për profesionet më të kërkuara është detyra e universiteteve të reagojnë.
“Qoftë dhe kompanitë i kanë dhënë sinjalet për këto programe dhe është detyra e universiteteve të reagojnë. Mund të jenë të ndryshme , shkenca, histori , psikologji , programe që lidhen me mësuesinë. Është një gamë shumë e gjerë. Oferta akademike në Shqipëri është shumë e madhe. E kemi filluar me 470 programe dhe kemi mbi 200 programe shtesë për një periudhë gati 7-vjeçare. Mjekësia e përgjithshme është dega më e kërkuar, stomatologji, mami, fizioterapia deri te ndihmës stomatologu. Këto programe ndiqen nga shkencat inxhinierike, teknologjia e informacionit. Të preferuara janë dhe degët që lidhen me ndërtimet, arkitektura psh”, thotw Arjan Xhelaj.