Në 1 janar pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus ne te gjitha linjat në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se në këtë mënyrë lehtësohen shpenzimet për të moshuarit.
“E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”.
Nga Terminali Lindor i Autobusëve, Veliaj tha se shërbimi i transportit publik është përmirësuar, pasi linjat kanë shtuar flotën e autobusëve. Sipas kryebashkiakut çmimi i biletës nuk do të rritet.
“Me flotën e re shërbimi është përmirësuar ndjeshëm pa e rritur çmimin e biletës. Çmimi i bletës së autobusit në Tiranë është më i ulëti në rajon. Nuk do të ketë asnjë lëvizje të çmimit, edhe pse inflacioni në 10 vitet fundit ka bërë të vetën dhe çmimet e tjera janë rritur. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ta subvencionojë transportin, siç mori vendimin për abone falas për studentët”.
Këtë verë ka nisur puna për transformimin e stacioneve të autobusëve në kryeqytet, të cilat do të kenë tabela informuese, duke lehtësuar aksesin në përdorim të udhëtarëve.