Një debat i fortë mes Eglit dhe Gertës ka ndezur shtëpinë gjatë ditës së sotme, ku të dyja banoret kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje të ndërsjella. Shkak për konfliktin u bë hyrja e Gjesti në lojë, që sipas Gertës ka ndryshuar sjelljen e Eglit dhe ka nxjerrë një tjetër anë të saj.
Gerta akuzoi Eglin se ka ndryshuar qëndrimin ndaj banorëve pas hyrjes së Gjesti dhe e konsideroi sjelljen e saj si një lojë të inskenuar për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Gerta: Egli, deri në momentin që të vinte Gjesti, e kam respektuar shumë. Nuk kam dashur të përballem me ty, vetëm për hir të historisë sëndë të vështirë dhe për atë që ke kaluar me atakun e panikut. Por kur pashë një Egli të transformuar, që nisi të krijojë debate të rreme dhe të sulmojë banorët, ndryshova mendim. Ti u ktheve kundër Xumit, që nuk të ka bërë asnjë të keqe, dhe fillove të inskenoje histori.
Gerta përmendi edhe një moment tensioni fizik mes tyre, duke e akuzuar Eglin për sjellje agresive:
Gerta: Ti më shtyve! Më ke thënë më parë që nuk duron dot G Banin sepse ndihesh e kërcënuar, por ja që nuk kursen as mua.
Egli: Të kam si një mizë
Egli reagoi e revoltuar ndaj akuzave, duke përmendur sfidat personale që ka kaluar dhe duke e akuzuar Gertën për mungesë ndjeshmërie.
Egli: Historinë time dhe luftën më të madhe që kam kaluar në jetë, unë e kam treguar këtu për të ndërgjegjësuar ata që përballen me probleme mendore dhe për të ndihmuar ata që mendojnë t’i japin fund jetës. Publiku e di shumë mirë se çfarë kam kaluar. Nëse ke dyshime, ftoj mjeken time që ta vërtetojë këtë me receta dhe dokumente mjekësore.
Egli e konsideroi debatin e nisur nga Gerta një përpjekje për të manipuluar situatën dhe për ta vendosur atë në qendër të sulmeve të pabaza:
Egli: Gerta erdhi dhe inicioi një debat të lidhur me Aldon, duke më sulmuar personalisht. Dua t’i them vetëm një gjë kësaj zonje: Ti që nuk e ke provuar dhe s’do e provosh kurrë çfarë është një atak paniku, ty të kam një mizë përballë. Unë jam në nivel ‘Super Sayan’.