Ndryshon versioni i ngjarjes në Korçë/ Policia: 49-vjeçarja dyshohet se u lye me lëndë djegëse dhe më pas u hodh nga ballkoni


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Fillimisht u raportua, se një grua u hodh nga kati i katërt, në tentativë për të shpëtuar, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Por me reagimin e policisë, version i ngjarjes është krejt tjetër.

Korçë/Informacion paraprak

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.