Ndryshimet në qeveri pasohen me ndryshime drejtorësh… Ja kush e drejton IKMT dhe…

Ndryshimet në qeveri kanë sjellë lëvizje të reja edhe në disa dikastere të rëndësishme të nivelit të dytë. Vakancën e krijuar pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për shkak të emërimit të Ervin Hoxhës Ministër të Brendshëm.
Kryeministri Edi Rama e ka plotësuar me rikthimin sërish në krye të kësaj detyre të Dallëndyshe Bicit. Kjo e fundit mbante postin e Drejtoreshës së Kadastrës që nga 9 marsi 2023, duke zëvendësuar Artan Lamen.
Në krye të Kadastrës, vendoset Lorena Goxhabelli, e cila shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në Ministrinë e Mbrojtjes që prej qershorit 2022.

Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu që u emërua ministër i Mbrojtjes. Bajraktarit iu besua drejtimi i Portit të Durrësit një ditë më parë, pasi u mbyll hapja e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Ndërkohë, Erlind Sulo emërohet drejtori te Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pasi Petrit Malaj u emërua ministër i Financave. Erlind Sulo më 13 mars 2024 u emërua drejtori i KESH, pozicion ky që tashmë është ende vakant.