Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i jep “OK” ministrave të rinj. Kush është deputeti që votoi kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës
Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi ka miratuar sot këto dekrete. Deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Votimi për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes, 95 pro shkarkimit, 1 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për shkarkimin e Manastirliut si ministre i Shëndetësisë, u votua me 110 pro, asnjë abstenim, asnjë kundër.
Dekreti për shkarkimin e Frida Krifcës si ministre e Bujqësisë me 107 vota pro, asnjë abstenim, asnjë kundër.
Dekreti për shkarkimin e Edona Bilalit si ministre e Sipërmarrjes me 102 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për shkarkimin e Milva Ikonomit si ministre Shteti me 98 pro, 2 abstenim, 2 kundër.
Dekreti për emërimin e Arbian Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për emërimin e Albana Koçiut si ministre Shëndetësie mori 73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër.
Dekreti për emërimin e Igli Hasanit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro, 33 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për emërimin e Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit mori 72 pro, 38 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për emërimin e Anila Denajt si ministre e Bujqësisë, 73 vota pro, 27 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për lirimin e Ervin Metes si drejtor i AMF-së, mori 95 pro, 1 abstenim.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.