Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ “Kushte lehtësisht të zbatueshme”, Spiropali : Diaspora duhet të votojë në 2025

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas dakordësinë me PD-në për miratimin në Kuvend të rezolutës së propozuar nga PDIU për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, u shpreh se “shpresoj se do të marrë mbështetjen e të gjithëve në Kuvend”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Spiropali deklaroi se Greqia është një aleat strategjik i Shqipërisë dhe se ligji i luftës nuk reflekton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Deklarata e propozuar, uroj dhe shpresoj se do të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar sepse Greqia është një shtet mik, aleat strategjik i Shqipërisë, ne e kemi firmosur dhe më pas e kemi vendosur në funksion traktatin e paqes së mirëkuptimit, bashkëpunimit me Greqinë që në ’96 dhe më pas në ’98 është ratifikuar.Jemi anëtarë të NATO-s, jemi në Këshillin e Evropës së bashku, në OSBE dhe Greqia është një aleat i vendosur i Shqipërisë edhe në integrimin në BE ndër vite dhe integrimin e Ballkanit. Diskutimi në Kuvend nuk i bën dëm askujt, por ngre peshën e përgjegjësisë së që qeverisë shqiptare, por edhe asaj greke në një nivel të ri për t’iu përgjigjur vullnetit të sovranit, popullit tonë që përfaqësohet përmes deputetëve për të abroguar këtë ligj që nuk reflekton as marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, as marrëdhëniet miqësore mes dy qeverive dhe as marrëdhëniet miqësore mes dy popujve tanë”, tha ministrja Spiropali.

Projektrezoluta do të diskutohet më 18 korrik me dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës. Ne seancën e  së enjtes do ketë qëndrim nga të dyja palët. Projektligji është paraqitur nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili prej kohësh ka deklaruar se ky ‘ligj është absurd.’

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *