“Ndryshime të tjera” Rama mbledh sot dhe nesër në Tepelenë kabinetin qeveritar

Sot dhe nesër (28-29 Korrik) kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë. Kjo mbledhje vjen pas ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e

Asamblesë Kombëtare, e cila u mblodh dy ditë më parë.

Sot dhe nesër, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani. Pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj

me të tjera ndryshime.

Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përveç ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila për arsye shëndetësore nuk do jetë e pranishme. E në vendin e saj do të shkojë zv.ministrja Albana
Tole.

I gjithë Sekretariati i PS u shkarkuar në Asamblenë Socialiste dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj.

Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi.