Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë, zbulohen shefat e rinj të komisariateve në Lezhë dhe Lushnje

Dy ndryshime në rang komisariatesh janë konfirmuar sot strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Raportohet se në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha i cili do të zëvendësojë Behar Cakën, pasi ky i fundit është transferuar në DPPSh.

Sakaq, në Lushnje është vendosur shef komisariati  Edmond Pjetri në vend të Agim Bashës që ka shkuar në Akademinë e Policisë.