Ndryshime në policinë e Shkodrës, ikën drejtori Ervin Hodaj, e zëvendëson Edmond Sulaj

Ervin Hodaj është larguar nga drejtimi i policisë së Shkodrës. Ai është zëvendësuar në këtë post nga Edmond Sulaj.

Hodaj i emëruar në këtë detyrë si i rikthyer në rolin si drejtues në dhjetor 2022, do të zëvendësohet nga një tjetër emër brenda radhëve të bluve.

Qarku problematik kësaj here Muhamet Rrumbullaku ia ka besuar Edmond Sulajt, i cili deri më sot ka qenë drejtues i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtori të Përgjithshme.