Ndryshime në Policinë e Fierit, kush lë detyrën dhe kush emërohet

Disa ndryshime janë bërë në Drejtorinë e Policisë të Qarkut të Fierit.

Bëhet me dije se është larguar nga detyra shefi i Qarkullimit Emin Harizi. Emin Harizi do të zëvendësohet nga Lulzim Marini.

Gjithashtu shefi i rendit Kastriot Ndoji është larguar nga Policia e Fierit. Në postin e Ndojit është emëruar Eriseld Buzi.