Ndryshime në polici! Ja kush janë kandidatët kryesorë për postet drejtuese në 5 komisariate
Ka përfunduar gara e 51 aplikantëve në Policinë e Shtetit për 5 vende vakante.
Në garën për shefa në 5 komisariate ka pasur 51 aplikantë, mes tyre zëvendës Drejtorë Qarku, shefa aktualë komisariatesh dhe efektivë të tjerë të policisë, që mbajnë gradat e Komisarëve, Nënkomisarëve dhe Kryekomisarëve.
Zv.Drejtori për Rendin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Idriz Daulle, në këtë konkurs ka dal i pari, duke siguruar më së shumti pikë, nga 100 të mundshmet.
I dyti renditet, Përparim Dema, i cili aktualisht është shef i Komisariatit të Rinasi dhe me shumë gjasa do të vijojë ruajtjen e këtij posti.
I treti, renditet Faik Ruko. Ai është i specializuar për sa i përket sektorit të krimeve. Vlen të përmendet se ai ka qënë në krye të sektorit të krimeve të rënda në Elbasan, qark ky i njohur për përplasjet mes bandave.
I katërti në rënditje në këtë garë, ka dalë Elvid Shehu.Ai më herët mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë Botë. Ndërsa pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, Elvid Shehu u emërua drejtuesi i ri në këtë post në Sarandë.
Lista, vijon me Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Behar Gançi, Oltjon Agolli, Pllumb Kovaçica, Bledar Rreshka, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano.
Këto emra kanë marrë mbi 70 pikë nga 100 në total, çka do të thotë se ju lind e drejta, për të kaluar në fazën tjetër për garën në 5 komisariate.
Do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së ShtetitIlir Proda, ai i cili do të përzgjedh 5 emrat fitues, duke u nisur edhe nga renditja e pikëve, integriteti dhe puna e tyre.
Gara është hapur për:
1-Komisariati i Policise Kufitare Aeroporti Rinas DVKM Tirane.
2-Komisariati i Policise Kufitare Diber DVKM Kukes.
3-Komisariati i Policise Kufitare Sarande DVKM Vlore.
Ndërkohë për shkak të dy dorëheqjeve që kanë ndodhur prej disa javësh, gara është hapur edhe tek
4-Komisariati i Policise Nr.2 DVP Tirane.
5-Komisariati i Policise Himare DVP Vlore.