Ndryshe nga ai i vitit 2006, Gjermania prezanton maskotën e Europianit 2024

Lodra e njohur si arush-pellushi do të jetë maskota e Kampionatit Europian 2024.

Ajo u shfaq në një shkollë fillore të Gelsenkirchen, një prej qyteteve pritëse të turneut që do mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Maskotë në kontrast me turneun e vitit 2006, me Gjermaninë që organizoi Botërorin.

Ndryshe nga ai kompeticion, ku luani i quajtur ‘Goleo’ nuk kishte veshur pantallona, këtë herë maskota është i kompletuar me uniformë sportive.

Arushi prej pellushi nuk ka emër për momentin, ndërsa është i përbërë nga një kokë e madhe me sy të mëdhenj, si dhe me pantallona të shkurtra. Në prezantimin e saj mori pjesë edhe legjenda gjermane e futbollit, Philip Lahm, i cili luajti një duel futboll me fëmijët dhe maskotën në fushë.

Arushi prej pellushi do të vizitojë shkollat gjermane deri në vazhdimin e kompeticionit, që do të mbahet nga 14 qershori deri me 14 korrik 2024.Fushata prezantuese kërkon të inkurajojë të rinjtë për tu marrë me sport.