Ndotja në portin e Vlorës në mes të sezonit turistik/Askush nuk mban përgjegjësi

Kompania nënkontraktore Alb Sonda që operon në portin e Vlorës, ka shkaktuar një ndotje me përmasa të mëdha duke derdhur ujëra të zeza në det në Portin e Vlorës.

Siç shihet edhe nga kjo video, kjo kompani përdor teknologjinë e ndaluar, që nuk e perdor askush në Evropë në porte. Kjo teknologji me energji elektrike  rrezikon jo vetëm ndotjen në det por edhe jetën e punonjësve përveç ndotjes.