“Ndodhi mrekullia!” – Gjendet pas 36 orësh i gjallë vogëlushi 5-vjeçar i zhdukur në Itali, strehohej pranë një…

Një ngjarje që mbajti të mbërthyer zemrat e italianëve për 36 orë ka përfunduar me një mrekulli: Allen Ganao, 5 vjeç, i zhdukur që prej së premtes në mbrëmje nga kampingu “Por la Mar” në Ventimiglia, u gjet i gjallë mëngjesin e së dielës.

Vogëlushi, i cili ishte zhdukur në mënyrë misterioze, u zbulua nga një banor lokal në një zonë pyjore, rreth tre kilometra larg vendit ku ishte parë për herë të fundit. Ai qëndroi i vetëm për dy net, i strehuar pranë një shtylle betoni afër një antene telefonike. Edhe pse i dehidratuar, fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar lëndime.

Operacioni i kërkimit mobilizoi qindra forca, mes tyre helikopterë, dronë, forca të mbrojtjes civile dhe policisë, si dhe qentë e nuhatjes. Edhe prindërit e Allen përdorën zërat dhe këngët e tij të preferuara për ta ndihmuar të gjente rrugën për t’u kthyer.

Tre vullnetarët që e gjetën – Matteo Trecci, Edoardo Campione dhe Dario Mattaudi – u pritën me entuziazëm dhe u shpallën heronj lokalë nga komuniteti.

“Ditë të tmerrshme, por gjithçka përfundoi mirë. Jemi të lehtësuar dhe shumë të lumtur,” – tha babai i Allen, Bernardo Ganao, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në kërkimet që sollën fundin e lumtur të një ngjarjeje që kishte kthyer shpresën në lot.