Ndodh për herë të parë! Ja e veçanta e Usha Vance si “Zonja e dytë” e SHBA-së
Usha Vance, bashkëshortja e zëvendëspresidentit të ri të SHBA-ve, JD Vance, ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
Një avokate e suksesshme civile dhe e diplomuar në Yale, Usha është gruaja e parë hindu që merr rolin e ‘Zonjës së Dytë’ të Shteteve të Bashkuara.
Pozicioni i “Zonjës së Dytë” është simbolik, por edhe shumë i rëndësishëm, pasi gruaja që e mban atë kontribuon në projekte sociale, politike dhe bamirësie.
“Zonja e Dytë” punon për përmirësimin e mirëqenies sociale, ndërkohë që ndërmerr iniciativa për të mbështetur gratë, të rinjtë dhe minoritetet.
Është pjesë e programeve që synojnë përmirësimin e mundësive arsimore dhe forcimin e drejtësisë sociale.
Rrënjët e Usha Vance mund të gjurmohen në qytetin indian të Andhra Pradesh. Prindërit e saj emigruan në Amerikë në vitin 1986.
Ajo lindi në San Diego. Familja e saj ka pasur gjithmonë vlera të forta dhe besim në drejtësinë dhe barazinë sociale, elementë që do ta shoqërojnë gjatë gjithë karrierës së saj.
Hyrja e Usha Vance në skenën politike amerikane nuk është vetëm historike, por edhe simbolike për komunitetet indiane dhe pakicat e tjera që kërkojnë përfaqësim dhe njohje në SHBA.