Ndodh edhe kjo! Fletët e votimit shpërndahen me mushka në Kukës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën malore të Zapodit, Bashkia Kukës, ku fletët e votimit janë transportuar drejt qendrave të votimit me mushka.

Siç shihet në foto një mushkë është ngarkuar me materiale zgjedhore, në një terren të vështirë malor për të dërguar materialet zgjedhore në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bele.