Ndodh edhe kështu në Pogradec/ 20 vjeçari në bagazh për të kaluar kufirin, arrestohet shoferi

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme.