Ndjekja si në filma në Bllok/ Identifikohet shoferi i mjetit, që iu largua policisë me Audi Q8 dhe u përplas me disa makina
Zbardhet identiteti i drejtuesit të mjetit luksoz Audi Q8, i cili u përfshi në një ndjekje të rrezikshme nga policia mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke përfunduar me disa automjete të dëmtuara në zonën e ish-Bllokut.
Sipas Policise se Tiranes në timon ishte Joni Sadikaj, ndërsa pasagjer në mjet ndodhej Skerdi Sina, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Ngjarja nisi në zonën e “Myslym Shyrit”, ku patrullat e policisë i bënë shenjë mjetit luksoz të ndalonte, por shoferi nuk iu bind urdhrit. Ai u përpoq t’i shpëtonte ndjekjes policore duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të ish-Bllokut, ku humbi kontrollin dhe u përplas me disa automjete të tjera që ndodheshin në rrugë.
Pritet që ndaj Sadikajt të ngrihen akuza për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.