Aksidenti tragjik në Greqi, reagon Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi, ku 36 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi!
Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama në Tëitter.