“Ndizet” përballja Shqipëri-Serbi, flamuri serb në miniaturë në “Arenën Kombëtare”
Mediat serbe ndihen të provokuara para ndeshjes me Shqipërinë.
Shkak është bërë vendosja e flamurit në stadiumin kombëtar, i cilësuar prej ballkanasve me përmasa të vogla, thuajse në miniaturë.
“Futbollistët shqiptarë dhe serbë do të takohen në orën 20:45 në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës, në një ndeshje që prej kohësh është cilësuar si një duel të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. Para fillimit të ndeshjes, vendasit u përpoqën në mënyrë të turpshme të provokonin ekipin tonë. Video fillon me flamurin kuqezi pastaj atë që përfaqëson UEFA-n, kualifikueset për kampionatin dhe përfundon me flamurin serb, pothuajse në miniaturë. Deri më tani, nuk ka pasur përplasje në Tiranë, por është e qartë se shqiptarët duan ta provokojnë Serbinë në çdo mënyrë të mundshme përpara ndeshjes së raundit të tretë.” shkruajnë mediat serbe.
View this post on Instagram