Ndizet atmosfera në sheshin ‘Skënderbej’ në prag të derbit


Mijëra tifozë të Tiranës kanë nisur marshimin drejt “Air Albania”, me stadiumin kombëtar që sot në 19:00 do presë derbin e kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit. Tifozët e Tiranës kanë nisur marshimin për në stadium nga sheshi “Skënderbej”, teksa me flakadanë dhe këngë kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë. Ata të Partizanit do nisën nga zona e “21 dhjetorit”, me dy tifozeritë që janë të shoqëruara nga policia gjatë gjithë rrugës për në stadium, kjo për të shmangur çdo përplasje të mundshme mes tyre. Më shumë se 11 mijë tifozë pritet të ketë sot në stadium.