“Ndikimi juaj është politik, keni dëmtuar procesin”/ Ilir Beqaj flet në seancën paraprake për “Sterilizimin”

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) po zhvillohet seanca paraprake për çështjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj përballen me akuza të rënda.

Ish-ministri Ilir Beqaj ka deklaruar se procesi kundër tij ka motive politike dhe se të drejtat e tij janë shkelur. “Më janë shkelur të drejtat. Akuzat e mia i ka bërë PD. Keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin. Nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem. Ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha,” tha Beqaj.

Ai akuzoi prokurorinë dhe gjykatën për mungesë transparence dhe u shpreh se nuk i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur, por vetëm për të denoncuar padrejtësitë.