Ndihmonte për kalim të paligjshëm të kufijve, ekstradohet nga Vjena 26-vjeçari shqiptar

Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpol Tirana.

NJOFTIMI INTERPOL TIRANA:

✅Nga Shqipëria në Itali, ekstradohet një shtetas italian, i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

✅Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për:

-ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;

-ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.

Bashkëpunimi me homologët vijon.